Argjiro Group Shpk

Argjiro GROUP SHPK, u themelua në muajin Shkurt të vitit 2002, në qytetin e Gjirokastrës, filloi fillimisht si një ëndërr e dy të rinjve optimist, që sakrifikuan gjithçka që mundën, për të krijuar biznesin e tyre të vogël. Në fillim, gjithçka dukej e pashpresë, shumë pak klient, pak të ardhura, shumë mundim e shumë orë pa gjumë për të vazhduar ëndrrën e tyre. Ditët, javët, muajt kaluan, po ashtu u përhap edhe fjala për këtë ëndërr optimiste. Shumë shpejt klientët u shtuan dhe po ashtu ishte e nevojshme që edhe stafi dhe infrastruktura të shtoheshin. Në vitin 2005 Argjiro u zhvendos në një ambient më të madh dhe më të përshtatshëm për zhvillimin e aktivitetit, po ashtu edhe personeli tashmë nuk ishte më i përbërë nga 2 persona por nga 5 persona të zellshëm dhe që e dashuronin punën që bënin. Në vitin 2007 Argjiro kaloi në emrin zyrtar “SHTYPSHKRONJA ARGJIRO SHPK”, dhe puna po ecte me ritme të shpejta, ambientet e marra me qira që prej vitit 2005, tashmë ishin shumë të vogla, stafi dhe makineritë qenë shtuar edhe kishin avancuar. U desh deri në vitin 2010 ku, SHTYPSHKRONJA ARGJIRO, vendosi përfundimisht konstruktimin e një ambienti me sipërfaqe totale 1500m2, truall dhe 1500m2 sipërfaqe godine. Shtatori i vitit 2011, e gjeti kompaninë tonë me zyra dhe ambiente të reja, moderne dhe me standardet më të larta të përcaktuara nga Bashkimi Europian. Teknologjia e avancuar, solli në shtimin e klientelës e po ashtu edhe stafit. Në vitin 2016, kompania ndryshoi emrin nga “SHTYPSHKRONJA ARGJIRO SHPK” në “Argjiro GROUP SHPK”. Në vitin 2017, kompania u certifikua me ISO: 9001:2015 dhe në vitin pasardhës me OHSAS: 18001:2007. Sot Argjiro GROUP, është një nga kompanitë më të mëdha në Republikën e Shqipërisë, për sa i përket prodhimit të kutive të paketimit ushqimor dhe industrial, një motor pune me mbi 30 persona të punësuar.

Na ndiqni ne rjetet tona sociale